Reagon MASHTI për Udhëzimin Administrativ që ndalon shaminë: Çdo fëmijë do të jetë në banka shkollore

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë, ka bërë të ditur se është duke bërë përgatitjet  e duhura që viti i ri shkollor të nis sipas planit.

MASHT-i shtoi se është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në njoftim thuhet se e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar, dhe sipas tyre, konform përgjegjësive do t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe do të sigurohen që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

Ky është reagimi i parë i MASHTI-it pas iniciativës që ka nisur në rrjete sociale për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon hyrjen në shkolla të gjithë nxënëset që kanë mbulesë.

“Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, thuhet se kjo ministri tashmë është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe presin që procesi të nis sipas planifikimeve.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...