Hoti: Kemi rritje të turizmit për 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar

PUBLIKUAR

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, deklaroi se turizmi ka shënuar rritje për 25 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Hoti, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se institucionet duhet ende të punojnë që të promovojnë Kosovën, veçse të gjitha festivalet ndërkombëtare të organizuara ditëve të fundit kanë kontribuar shumë në promovimin e Kosovës.

“Unioni i Turizmit të Kosovës ka punuar shumë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit edhe pse pandemia ka qenë një faktor që e ka dëmtuar sektorin e turizmit, por edhe kriza ekonomike. Ne jemi fokusuar te pjesa e promovimit, pasi Kosova ka nevojë për promovim”, u shpreh ai.

“Unioni i Turizmit të Kosovës për këta dy muaj i ka realizuar pesë projekte promovuese ndërkombëtare, të cilat kanë dhënë efektet e veta. Por, kemi punuar që Kosovën ta fusim edhe në pakot ballkanike që edhe në turnetë ballkanike të vizitohet Kosova”.

“Kemi rritje të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në bazë të hulumtimeve dhe analizave tona që kemi bërë, ka dalë që kemi mbi 25 për qind rritje të turizmit, krahasuar me vitin e kaluar”.

Hoti, mes tjerash, bëri të ditur se Kosova mund të vizitohet gjatë gjithë vitit nga turistët, teksa tha se grupet franceze, austriake, italiane janë ato që po e vizitojnë më së shumti Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...