Alonso do të transferohet te Barcelona, pasi klubi të regjistrojë përforcimet e bëra më herët

PUBLIKUAR

Marcos Alonso pritet të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës.

Klubi katalunas ka marrëveshje me lojtarin, si dhe një marrëveshje në parim me Chelsean që nga java e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Alonso do të zyrtarizohet te Barcelona, vetëm pasi klubi të regjistrojë përforcimet e tjera të këtij afati kalimtar.

Kujtojmë se në Spanjë së fundi u raportua se Barça momentalisht nuk i plotëson kërkesat e nevojshme për të regjistruar pesë nënshkrimet e verës – Robert Lewandowski, Jule Kounde, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphinha, si dhe dy futbollistët që rinovuan kontratat – Ousmane Dembele dhe Sergi Roberto.

Barcelona pritet që të aktivizojë levën e katërt ekonomike për të mundësuar regjistrimin e futbollistëve, si dhe pastaj transferimin e Alonsos.

Mbrojtësi spanjoll është pajtuar për të nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Barcelonën, duke përfshirë edhe opsionin për një vit të tretë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...