Të enjten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Lipjan

PUBLIKUAR

Pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS, mbesin 10 mijë konsumatorë ose 38 mijë banorë të komunës së Lipjanit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të enjten duke filluar në orën 11:00 e deri në orën 15:00 do të ketë ndërpreje të furnizimit me ujë në Lipjan.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Arjeta Mjeku e cila ka theksuar se kjo do të ndodhë për shkak të furnizimit me energji elektrikem njofton Klan Kosova.

“Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, ju njoftojmë se më datë 11 gusht (e enjte) do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa stacione të pompimit, puse dhe objektin administrativ, me ç’rast po në të njëjtën kohë do të ndërpritet edhe furnizimi me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 11:00-15:00”.

Pa furnizim me energji elektrike mbesin:

  • ︎Objekti Administrativ i ujësjellësit në Lipjan,
  • ︎Stacioni i pompimit në Lipjan që furnizon me ujë të pijshëm Lipjanin dhe gjashtë fshatra( Jeta e Re, Grackë e vjetër, Suhadoll, Hallaq i Madh, Ruvc i Ri dhe Ruvc i Vjetër),
  • ︎Stacioni i pompimit në fshatin Konjuh që,  funizon 16 fshatra ( Gadime e Epërme ,Gadime e Ulët,Gllavicë, Marevc,Babush,Qallapek, Bujari, Banullë, Gllogovc, Janjeva, Teqe,Gushtericë e Epërme, Gushtericë e Ulët, Dobrotin ,Livagjë, Knjuh dhe në tërësi QMI-ja).
  • ︎Stacioni i pompimit në fshatin Sllovi.Pa  furnizim me ujë të pijshëm, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS, mbesin 10.500 konsumatorë ose 38.000 banorë të qytetit dhe fshatrave të komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...