Hoti: Mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi

PUBLIKUAR

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar në Facebook, duke kritikuar mos rishikimin e buxhetit për vitin 2022.

Hoti përmes një postimi ka shkruar se shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim.

“Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria. Shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen. Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme”, ka shkruar Hoti.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...