Trepça’ në veri, 278 milionë euro borxhe

PUBLIKUAR

Trepça në veri të Kosovës aktualisht ka në listë të pagave 3300 punëtorë, por aktivë në punë janë vetëm 1100 deri në 1200.

Në Trepçë në veri të punësuarve u paguhen pagat nga mjetet që realizohen në kombinat, si dhe shtesa prej 30 eurosh në muaj për të papunët, kryesisht nga shitja e koncentratit të plumbit dhe zinkut, të cilat llogariten sipas sistemit të Kosovës.

Gjithashtu, punëtorët të cilët nuk janë të angazhuar në punë, marrin nga 11.100 dinarë në muaj (rreth 90 euro) nga buxheti i Republikës së Serbisë nëpërmes të tregut të punës, si dhe kompensimi për të papunët. Paga mesatare e punëtorëve të Trepçës në veri, sipas burimeve të gazetës, sillet rreth 850 euro.

Sipas të njëjtave burime, kontabiliteti i këtij gjiganti ekonomik tani udhëhiqet edhe në kuadër të sistemit të Serbisë edhe të atij të Kosovës.

Por, Trepça në veri ka edhe borxhe ndaj kreditorëve, të cilat, siç thotë menaxhmenti i Trepçës, nuk është e obliguar t’i paguajë.

“Paralajmërimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, të cilin e ka iniciuar Qeveria e Kosovës, ka shqetësuar rreth 3300 punëtorë në kombinat. Ndërmarrja, e cila gjithmonë, sidomos në këtë periudhë, është subjekti më i rëndësishëm dhe më i madh ekonomik dhe i cili me aktivitete prodhuese të saj siguron ekzistencën e një pjese të madhe të popullatës serbe në veri të Kosovës, po tentohet të futet nën ombrellën e Qeverisë së Kosovës, gjë që nuk do të lejohet”, thuhet në një raport të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” në veri. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...