Gjatë periudhës janar-korrik, në Kosovë kanë ndodhur 11 mijë e 551 aksidente gjithsej. Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Policia e Kosovës ka thënë se si pasojë e këtyre aksidenteve 63 persona kanë vdekur.
Për dallim prej 2022-tës, në periudhën e njëjtë në vitin paraprak janë shënuar më pak aksidente trafiku, por më i madh ka qenë numri i të vdekurve.



