Xavi për De Jong: Deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me të ardhmen e Frenkie de Jong.

E ardhmja e De Jong vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Mesfushori holandez ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Ndërsa, sipas trajnerit të Barçës, çdo gjë mund të ndodhë deri më 31 gusht.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë me Frenkie de Jong. Deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë. Ai e dinë çfarë mendoj dhe çfarë klubi do e ka nevojë. Sigurisht unë llogaris në të, ai është lojtar i mrekullueshëm”, tha Xavi, transmeton lajmi.net.

De Jong së fundmi është i lidhur për një transferim drejt Premie Ligës, te Chelsea dhe Bundesligës, te Bayern Munich.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos në fund holandezi./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...