Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën mes fshatrave Rogovë dhe Celinë të Gjakovës.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Kjo është konfirmuar nga Lumni Frainsha nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, ka thënë Graishta.


