Mbi tri orë pritje, hyrje-dalje në Merdare

PUBLIKUAR

Pritjet e gjata për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë rikthyer sërish në pikën kufitare në Merdare.  

Sipas, Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitarë mbi tri orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë dhe dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.

Po ashtu pritje një orë e gjysmë ka edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkaq, radha e automjeteve në dalje në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, është deri në 900 metra, kurse në hyrje 50 metra.

Kolona të veturave ka edhe në Jarinjë, ku sipas QKMK-së radha e automjeteve në dalje është 300 metra kurse pritjet për hyrje – dalje shkojnë deri në 50 minuta.

Ndryshe, pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona. /Telegrafi/ 

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...