Icardi vendos përfundimisht për t’u larguar nga PSG-ja, klubi francez ia cakton çmimin

PUBLIKUAR

Mauro Icardi raportohet se ka vendosur që të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Sulmuesi argjentinas nuk po ia del assesi që të zë vend në formacionin bazë, pasi edhe po përballet me konkurrencë në fazën e sulmit.

Sipas “FootMercato”, Icardi ka njoftuar tashmë drejtuesit e klubit rreth vendimit të tij, përcjell Gazeta Express.

29-vjeçari thuhet se po kërkon të transferohet te një skuadër ku mund të ketë minuta më shumë në këmbët e tij, pasi ai synon të paraqitet sa më mirë me Argjentinën në Botërorin e këtij viti.

Ish-sulmuesi i Interit me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Kampionët e Francës thuhet se janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij, nëse ndonjë klub ofron së paku 20 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...