Klubi gjerman refuzon ofertën 80 milionëshe të Man Cityt për mbrojtësin e ri kroat

PUBLIKUAR

Leipzigu nuk e dëshiron largimin e Josko Gvardiolit, i cili vlerësohet si një nga mbrojtësit më perspektiv.

“Bild” ka raportuar së fundi se klubi gjerman ka refuzuar një ofertë të majme nga Manchester City për kroatin.

Sipas mediumit gjerman, bëhej fjalë për një ofertë prej 80 milionë eurosh – përcjell Gazeta Express.

Leipzigu thuhet se e dëshiron Gvardiolin në skuadër për së paku edhe sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi i Kroacisë me klubin nga Bundesliga ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

20-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, si dhe në krah të majtë.

Ai është produkt i klubit kroat, Tresnjevka, teksa te Lepizigu u transferua nga Dinamo Zagrebi në vitin e kaluar – për afro 19 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...