Man United heq dorë nga Antony, pasi Ajaxi ia vendosi një çmim të lartë brazilianit

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se ka hequr dorë nga përpjekja për të transferuar Antonyn.

Klubi anglez tash e një kohë ishte duke e kërkuar transferimin e brazilianit, mirëpo tani duhet të kërkojë një sulmues diku tjetër – transmeton Gazeta Express.

Sipas “Sky Sports”, Manchester United nuk është pajtuar me Ajaxin me çmimin e kërkuar për shitjen e Antonyt.

Klubi holandez kërkoi 100 milionë euro për shitjen e 22-vjeçarit, shumë e cila është cilësuar si tejet e lartë nga “Djajtë e Kuq”.

Antony, tani më shumë gjasë do të mbetet te Ajaxi – klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Ai ishte transferuar te klubi nga Amsterdami nga Sao Paolo në vitin 2020 për 15.7 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...