Policia thotë se qytetarët shqiptarë janë ndaluar dhe maltretuar nga grupet serbe në veri

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të informata që ka mbledhur nga qytetarët, në disa raste janë ndaluar qytetarë shqiptarë në veri dhe janë maltretuar nga grupet serbe që dyshohen se kanë bllokuar rrugët.

Bëhet e ditur se disa qytetarë janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale ndaj veturave të tyre.

“Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...