Personi që sulmoi me vezë ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin është liruar në procedurë të rregullt po atë ditë që u arrestua.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Albin Kurti ishte politikani i parë nga radhët e opozitës që u përball me një sulm të tillë i cili ndodhi të premten në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
Vetë Albin Kurti i kishte bërë thirrje policisë që ta lirojë personin i cili e kishte gjuajtur atë me vezë, duke i bërë thirrje personit në fjalë që t’i bashkohet opozitës në protestën kundër “Zajednicës”.


