Mozzik dhe Era Istrefi bëhen bashkë për një duet

PUBLIKUAR

Ky sezon veror ka sjellur një numër të madh bashkëpunimesh në mes të artistëve shqiptarë.

Një i tillë po vjen edhe nga dy emra të njohur dhe tejet të suksesshëm të estradës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi dhe reperin Mozzik të cilët janë bashkuar për herë të parë për një duet.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Lajmin e bëri të ditur reperi nga Ferizaj, i cili postoi një imazh përkrah krijuese se hitit “Bon bon”.

Në foto e publikuar në llogarinë e Instagramit, Era shihet e veshur me një bluzë të shkurtër dhe me mëngë të gjata me ngjyrë të kuqe të cilën e përshtati me një palë xhinse të shkurtra.

Foto: Mozzik/Instagram

Ndërkohë, Mozzik teksa e mban për beli artistën ka të veshur një këmishë të bardhë të kombinuar me xhinse dhe një palë syze dielli.

“Po vjen Era Mozz, a jeni gati”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e imazhit, teksa mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që njihen për hite të shumta.

Era dhe Mozzik ndërkohë janë të angazhuar edhe me koncerte gjatë kësaj kohe, ndërsa po shijon sukseset e këngëve solo që sollën së fundmi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...