Babai i viktimës nga Malisheva: Dyert i kemi lonë çelë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Hasan Sopaj, babai i viktimës që sot humbi jetën në një aksident trafiku bashkë me gruan e tij, përderisa po vinin në vendlindje nga mërgata, ka treguar se si u njoftua me lajmin për vdekjen e djalit të tij.

“Më ka thënë në ora 5 vijmë në saba, dyert i kemi lonë çelë, veç kur kanë ardhë policia, thanë: ‘Ka ndodh një ndeshje e vogël, a je ti filani?’ Po, unë jam mërthy, jam shku në Fushë Kosovë, në polici m’kan nalë, kam ndejt 3 orë, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejt me ta”, tregoi babi i viktimës.

“Edhe nuk më kanë tregu, dy tha janë shku (kanë vdekur), kush është shku nuk dihet“.

Për djalin e tij që vdiq tha se si i ri ka filluar të jetoj në mërgatë, ndërsa deri më tani po e prisin lëshimin e vizës për djalin e tyre katërvjeçar.

“Ai ka qenë që 15 vjet atje, është shku i ri, gjithmonë ka ardhur me veturë, me fëmijë. Tash para 10 dite i ka vdek nëna shoqes së tij (bashkëshortes), edhe djalin e vogël 4 vjet e ka lonë se nuk ka pas vizë, kur dje pasdite thirri ai djali i vogël, tha ma lëshuan vizën, sonte nisemi”

Nga aksidenti i sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, të vdekur mbetën burri 36 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 35 vjeçare.

Ndërkohë dy fëmijët e tyre janë duke u trajtuar në QKUK.

Ndiqeni më poshtë deklaratën e tij

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...