Kolona në pikat kufitare Muçibabë e Dheu i Bardhë

PUBLIKUAR

Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën pasdite në dy pika kufitare ka kolona të gjata të veturave, të cilat presin për të hyrë në Kosovë.

Në pikën kufitare Muçibabë, kolona në hyrje është 300 metra, me ç’rast vozitësit po presin deri në 1 orë, ndërsa kolona në dalje të pikës kufitare është 150 metra.

Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në gjysmë ore, e kolona është 200 metra, ndërsa kolona ka edhe në pikën në Merdar, ku pritjet janë deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar, pritjet janë normale, njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar, Departament i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...