Specialja i vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

PUBLIKUAR

Ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kjo është bërë e ditur në një vendim tjetër të publikuar së fundit nga Dhomat e Specializuara, përcjell Klankosova.tv.

Sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës në rastin e Kadri Veselit, thuhet se arsyet të cilat ish-kryeparlamentari mbahet në paraburgim, ende nuk kanë pushuar.

E për mbajtjen në paraburgim nuk është marrë parasysh fare garancia e ofruar nga Policia e Kosovës, se i përmbahet secilës masë të përcaktuar nga Dhomat e Specializuara.

Tutje përmendet rreziku i ikjes, ndikimit në dëshimtarë, shkatërrimi i provave dhe pengimi i procedurave, si disa nga arsyet tjera që ky vendim mbetet valid.

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...