Chelsea pranon largimin e tij, Kepa drejt kalimit te klubi i madh italian

PUBLIKUAR

Kepa Arrizabalaga mund ta vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit italian – Serie A.

Spanjolli u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur u transferua nga Athletic Bilbao te Chelsea për 72 milionë funte në vitin 2018, një rekord që ai ende e mban.

Megjithatë, Kepa nuk ka arritur që të dëshmohet te skuadra londineze, teksa ka humbur edhe garën me Edouard Mendyn për pozitën e portierit të parë.

27-vjeçari bëri 15 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, prej tyre vetëm katër paraqitje në Premierligë – tri prej të cilave ishin gjatë kohës kur Mendy ishte me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Portieri spanjoll ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2025, por ai pritet që të largohet këtë verë.

Sipas “La Repubblica”, Napoli është favorit për të nënshkruar me portierin e gjatë 186 centimetra.

Klubi italian thuhet se e dëshiron huazimin e tij për sezonin e ardhshëm.

Nga Chelsea thuhet se janë të hapur për largimin e Kepa Arrizabalagas si i huazur, por me kusht që të përfshihet opsioni i detyrim blerjes.

Dhe, sipas mediumit italian, napolitanët pritet të pranojnë këtë propozim nga “Blutë”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...