Me kërkesën e Mourinhos, Roma afër transferimit të një mbrojtësi tjetër nga Man United

PUBLIKUAR

Roma po rrit interesimin për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly, i cili po kërkohet nga trajneri, Jose Mourinho.

28-vjeçari besohet se është afër kalimit në “Olympico”. Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, negociatat mes palëve po përparojnë, transmeton Gazeta Express.

Bailly ka kontratë të vlefshme me “Djajtë e Kuq” deri në verën e vitit 2024, teksa ekziston edhe opsioni i zgjatjes edhe për një tjetër vit.

Megjithatë, hapësira e pamjaftueshme te Man United po e shtyn lojtarin që të largohet nga “Old Trafford”.

Roma thuhet se po shpreson ta marrë Baillyn në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, por që të përfshihet edhe opsioni i blerjes pas përfundimit të sezonit.

Nëse një lëvizje e tij realizohet, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do të ishte mbrojtësi i dytë që do t’i bashkohej Romës nga Manchester United, pas Chris Smalling.

Kujtojmë se Jose Mourinho ishte trajner i Manchester Unitedit në vitin 2016, kur klubi e transferoi Eric Baillyn nga Villarreali. /Gazeta Express/

Eric Bailly / Manchester United.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...