Vedat Muriqi fillon me stërvitjet te Mallorca

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi ka nisur stërvitjet me Mallorcan.

Ditë më parë, klubi spanjolli e zyrtarizoi blerjen e sulmuesit prizrenas nga Lazio – teksa lojtari nënshkroi kontratë pesë-vjeçare, shkruan Gazeta Express.

Dhe, Muriqi sot ka filluar me stërvitjet pasi edhe Mallorca u rikthye nga turneu para-sezonal në Austri.

“Në shtëpi”, shkroi faqja zyrtare e klubit, teksa publikoi edhe disa fotografi nga seanca stërvitore.

Kujtojmë se 28-vjeçari la gjurmë të mëdha pas vetëm një gjysmë-sezoni që kaloi te Mallorca, si i huazuar nga Lazio. Përveçse nga klubi, sulmuesi gëzon respekt dhe dashuri të madhe nga tifozët.

Reprezentuesi i Kosovës regjistroi 17 paraqitje në total, teksa shënoi pesë gola dhe shtoi tri asistime. Kështu, Muriqi e ndihmoi Mallorcan të siguronte mbijetesën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...