Juventusi i ofron 23 milionë euro për Firminon

PUBLIKUAR

Juventusi e ka marrë me seriozitet çështjen e transferimit të një sulmuesit në këtë afat kalimtar.

Dhe, gjiganti italian duket se do të “peshkojë” në Angli.

Mediumi italian “Tuttosport” raporton se “Bianconeri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas mediumit italian, “Zonja e Vjetër” e ka bërë gati një ofertë prej 23 milionë eurosh, të cilën do t’ia prezantojë klubit anglez për përfaqësuesin brazilian.

Do t’i mbetet bordit të “Reds” për ta shikuar dhe shqyrtuar këtë ofertë.

Nëse anglezët vendosin për ‘po’, atëherë Firmino shpejt mund të përfundojë në Torino.

Juve po tregohet aktive në afatin kalimtar të verës pasi paraprakisht i siguroi shërbimet e dy yjeve të futbollit, Paul Pogba dhe Angel di Maria.

Pas Manes, Liverpooli mund ta shesë edhe Firminon pasi klubi nga “Anfield Road” po mendon të bëjë revolucion në ekip. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...