Në ditët e nxehta të verës, Rita Ora publikon disa fotografi ku shfaqet “e nxehtë” në bregdet

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh fotografi apo video nga aktivitetet e ndryshme profesionale, por nuk mungojnë edhe imazhet nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, 31-vjeçarja vendosi që në ditët më të nxehta të stinës, të publikojë për ndjekësit e saj disa fotografi, ku ajo është dukur vërtet ‘e nxehtë’.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në faqen e saj zyrtare në Faceboook, interpretuesja e hitit “Coming Home” pozoi me bikini, në disa poza të realizuara në plazh.

Ajo u kujdes që të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat janë rezultat i një angazhimi të saj të devotshëm në palestër.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Përpara se vapa të shkonte shumë”, shkroi bukuroshja e lindur në Prishtinë, në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Rita përndryshe ka konfirmuar se në vetëm pak muaj, ajo do të jetë prezente në Shqipëri, për një kooncert të përmasave ndërkombëtare.

Ora do të ngjitet në skenë, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një solo-koncert më 6 shtator, përpara publikut shqiptar – në një organizim që Bashkia e Tiranës e ka organizuar falas për ta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...