Rrahmani po ndiqet nga skuadrat e njohur gjermane

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani, ka rënë në shënjestrën e ekipit të Bundesliges gjermane, Wolfsburg.

Sipas mediave kroate, menaxheri i njohur gjerman, Pierre Litbarski, të premten e ka ndjekur nga afër ndeshjen e kampionatit kroat ndërmjet RNK Splitit dhe NK Zagrebit e cila u mbyll 1:0.

Mediat kroate theksojnë se ish-futbollisti i njohur gjerman, tani skaut i Wolfsburgut, besohet t’i ketë ndjekur me vëmendje dyshen e RNK Splitit, Amir Rrahmanin dhe Antu Majstorovica.

Amir Rrahmani ka luajtur më parë në Superligen shqiptare me skuadrën e Partizanit.

Kujtojmë që Rrahmani hapat e parë të karrierës i ka filluar në Kosovë pasi vite më parë ishte pjesë e Drenicës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...