Mbyllet marrëveshja, Cesc Fabregas e vazhdon karrierën në Serie B

PUBLIKUAR

Cesc Fabregas karrierën do ta vazhdojë në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Mesfushori i njohur spanjoll do të kalojë si futbollist i lirë te Como, transmeton Gazeta Express.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se marrëveshja tashmë është mbyllur, me Fabregasin që do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.

Ish-reprezentuesi i Spanjës do t’i bashkohet klubit nga Serie B në fillimin e muajit gusht.

35-vjeçari së fundi ishte pjesë e Monacos, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Arsenali, Barcelona e Chelsea.

Cesc Fabregas në karrierën e tij ka fituar 17 trofe, përfshirë edhe ato me Kombëtaren e Spanjës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...