Presidenti i Serie A paralajmëron se fillimi i sezonit të ri mund të shtyhet

PUBLIKUAR

Presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini, ka thënë se do të jetë e vështirë të fillohet sezoni më 13 gusht nëse temperaturat e larta vazhdojnë.

Sezoni në Itali zakonisht fillon fund të gushtit ose në fillim të shtatorit pikërisht për shkak të klimës. Por, sezoni i ri 2022/23 është planifikuar të nisë më herët, pra më 13 gusht – shkaku i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili do të zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor

“Shqetësimi i parë është me klimën, sepse nëse temperaturat aktuale vazhdojnë, do të jetë shumë e vështirë të fillohet sezoni më 13 gusht”, tha Casini sot gjatë një vizite në selinë e Udineses .

“Do të jetë një sezon anormal për shkak të pauzës për Botërorin”, shtoi ai.

Situata në Itali është alarmante. Mediat atje raportuan së fundmi se një tren doli nga shinat sot në La Spezia, në rajonin e Ligurias, për shkak se shinat ishin shtrembëruar nga vapa, ndërsa metroja në Milano funksiononte me shpejtësi të reduktuar pasi kishte arritur temperatura kritike.

Zyrtarët nga metroja e Milanos përmes një deklarate konfirmuan se temperatura e shinave në linjën Linea 2 në ajër të hapur kishte arritur 60 gradë celsius. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...