Momenti për Bersant Celinën

PUBLIKUAR

Bersant Celina është bërë ndër lojtarët më të përfolur te Manchester City ditëve të fundit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës pas debutimit në Ligën Premier me një asistim, është duke u intervistuar nga shumë media angleze dhe më gjerë.

Ai ka stërvitur rregullisht me skuadrën e parë të Cityt në 18 muajt e fundit, ndërsa tani si duket është i gatshëm ta bëjë hapin e madh.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Celina do të jetë në fushë nga minuta e parë në përballje me Chelsean.

City do të luaj në Ligën e Kampionëve në mesjavë, ndërsa Pellegrini synon të futet në fushë me Celinën për t’i ruajtur disa nga lojtarët kryesorë.

  1. Përpos Celinës, nga minuta e parë priten të luajnë edhe lojtarët tjerë që kanë pasur pak minuta si Iheanacho, Manu Garcia e Fernando, ndërsa në portë do të jetë argjentinasi Caballero. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...