A do të zgjedhet presidenti të mërkurën?

PUBLIKUAR

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar se zgjedhja e tij për president do të bëhet gjatë muajit shkurt. Ndërsa, opozita dhe analistët thonë se Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’u zgjedhur në krye të shtetit, prandaj në ditën që votohet në Kuvend, paralajmërojnë protesta në shesh.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, brenda javës së ardhshme pretendon të ngrihet në maje të shtetit, duke u zgjedhur president i pestë i Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Thaçi, i cili ka siguruar se procedura e zgjedhjet së presidentit do të jetë konform rregullave kushtetuese dhe transparente.

Por, pavarësisht kësaj partnerët tjerë të koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë minoritare thonë se ende nuk kanë biseduar për zgjedhjen e presidentit.

Në anën tjetër partitë opozitare dhe analistët thonë se Thaçi nuk është figurë unifikuese, siç kërkohet të jetë një president i vendit, e për këtë kanë paralajmëruar protesta në ditën që del para Kuvendit për votim.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se ai dhe partia e tij do ta respektojnë në tërësi marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partnerët tjerë të koalicionit që “përbëjnë rreth 90 deputetë”.

Thaçi ka thënë se zgjedhja e presidentit do të bëhet gjatë këtij muaji, megjithëse, sipas tij, Kryesia e Kuvendit ende nuk ka vendosur për datën e saktë të mbajtjes së seancës.

“Zgjedhja e presidentit të vendit do të ndodhë në afatin e rregullt kushtetues e ligjor në një procedurë të përpiktë dhe një proces transparent gjatë muajit shkurt… Ende nuk është caktuar nga kryesia e parlamentit, por ne do të respektojmë në tërësi procedurat, transparencën e plotë me një president me legjitimitet të plotë qytetar dhe natyrisht në një proces të transparencës së plotë në kuptimin legal”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...