Roberto Mancini beson se Interi mund të luajë shumë më mirë, përkundër fitores bindëse ndaj Sampdorias.
Në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza, skuadra mysafire e pati posedimin e topit dhe më shumë gjuajtje në portë, mirëpo zikaltrit ishin më efektivë duke fituar me rezultat 3-1.
“Duke marrë parasysh periudhën e vështirë, jam i kënaqur. Ishte rëndësishme që të mos shkëputeshim shumë nga tri vendet e para”.
“Momentet delikate si këto, nuk kalojnë me një fitore. Kishte tension rreth ndeshjes dhe kjo është e pritshme”.
“I morëm tri pikët, kjo është mirë. Ishim kompaktë dhe nuk lejuam shumë raste, edhe pse e lejuam Sampdorian të luante më shumë në gjysmën e parë”, ka deklaruar Mancini. /Telegrafi/


