“Zhbllokohet” më në fund Nunez, shënon katër gola ndaj Leipzigut

PUBLIKUAR

Liverpooli ka shënuar fitore 0:5 ndaj Leipzigut në ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të fazës parasezonale.

Ishte Darëin Nunez që më në fund u “zhbllokua”, duke realizuar katër gola, shkruan Gazeta Express.

Mohamed Salah e hapi llogarinë e golave qysh në minutën e tetë të ndeshjes.

Më pas, pjesa e dytë i takoi krejtësisht transferit të ri të “Reds”, i cili qysh pas inkuadrimit në minutën e 48 realizoi nga penalltia.

Tre minuta më vonë, Nunez shënoi sërish për 0:3.

Në minutën e 68-të, ish-ylli i Benficës kompletoi hat-trikun, kurse golin e katërt personal dhe të pestin për Liverpoolin e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...