Hajdari i OVL-UÇK-së: E kemi pranu letrën e Kurtit, ai nuk është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës

PUBLIKUAR

Enver Hajdari, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, tha se e kanë pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mospajtimet mes OVL-UÇK-së dhe qeverisë për përfshirjen e tyre në ligjin e Pagave.

Ai në Frontal të T7 tha se si kryesi do ta shqyrtojnë letrën por që Kurti s’është i gatshëm t’i mbrojë kategoritë e luftës.

“Së pari letrën e kemi marrë, e kemi pa. E kemi një kryesi dhe do të ulemi ta shqyrtojmë.  Po shihet që nuk ka ndonjë rezultat dhe Albin Kurti nuk është i gatshëm t’i mbrojë këto kategori të luftës. Kjo qeveri me pas qenë e interesuar, ju e dini sa invalidi e sa veterani është që kanë nevojë për kujdes, cdo qeveri të paktën i ka rehabilituar nëpër banja sidomos invalidëve të luftës të cilët kanë nevojë të trajtohen. Po mungon vullneti, sepse ky kur ka ardhë në qeveri ka ardhë që t’i trajtojë të gjithë qytetarët njëjtë”, tha ai.

Hajdari tha se fëmijët e kategorive të luftës po e lëshojnë Kosovën.

“Fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve po e lëshojnë Kosovën dhe po shkojnë në gurbet. Ku është kjo qeveri që ka folur për zbrazjen e Kosovës”, u shpreh Hajdari.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...