Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, më 18 korrik ka pranuar informata se në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit një kompani po nxirrte zhavorr ilegalisht afër Drinit të Bardhë.
Në njoftim thuhet se Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore, së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dalë në vendin e ngjarës me ç ‘rast kane arritur që t’i ndalojnë se punuari makinerinë e rëndë, ekskavator dhe kamion të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë.




