Gareth Bale dhe rroga mujore qesharake që merr në MLS

PUBLIKUAR

Gareth Bale është një nga emrat më të mëdhenj në MLS pas kalimit të tij në LAFC.

Pavarësisht paraqitjes vetëm në një ndeshje deri më tani, uellsiani është tashmë një atraksion i madh për ata në Los Angeles dhe përreth ligës.

Megjithatë, në një ligë që përdor një kufi pagash dhe ka rregulla të ndryshme financiare, shumë po pyesin se sa po fiton ish- ylli i Real Madrid dhe Tottenham.

Edhe pse ai ka pesë tituj të Ligës së Kampionëve në emër të tij dhe fitoi një pagë të madhe ndërsa ishte në Spanjë, kjo nuk do të ndodhë në Shtetet e Bashkuara.

Los Angeles Times raporton se ai do të marrë vetëm 1.6 milionë dollarë këtë sezon.

Kjo e bën atë mjaft të volitshëm, veçanërisht pasi LAFC nuk duhej të paguante një tarifë transferimi pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin.

Duke e zbërthyer edhe më tej, Los Angeles do t’i paguajë Bale rreth 133,000 në muaj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...