KEK hyn në remont të plotë: Po përgatitemi për dimër

PUBLIKUAR

Korporata Energjetike e Kosovës, ka nisur një komunikatë te mediat, ku njofton për remontet e të gjitha njësive të prodhimit për t’u përgatitur për sezonin e ri dimëror.

KEK sqaron se në kuadër të këtij plani, është ndalur nga prodhimi edhe njësia A-5 për qëllim inspektimi dhe riparimi.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se është duke bërë remontet/revizionet e të gjitha njësive prodhuese sipas planit për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimërorë. Në këtë vazhdë, njësia A-5 është ndalur për qëllim inspektimi dhe riparimi, pra kjo ndalje është bërë sipas planit për revizion konform planit të përditësuar të remonteve dhe revizioneve duke respektuar në tërësi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik”, ka njoftuar Korporata.

Gjithashtu, bëhet e ditur se sot është zëvendësuar edhe prodhimi i kësaj njësie nga deponimet në KESH dhe KEK momentalisht është duke ofruar kapacitetin në dispozicion prej rreth 515 MWh/h.

“Pra sasia e ofruar nga KEK për furnizuesin publik është po e njëjta që është ofruar edhe dje. Ndërkohë që janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme që njësia A3 të rikthehet në operim sipas planifikimit. Lidhur me këtë, KEK kërkon nga mediat që të marrin qëndrimin zyrtar nga KEK dhe të ndalin spekulimet të cilat përveç që po dëmtojnë imazhin e KEK-ut, po krijojnë panik të panevojshme edhe tek qytetarët”, thuhet në fund.

Ndryshe, njohësit e energjisë në vend dhe botë, paralajmërojnë një tjetër dimër të vështirë energjetik, për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndërprerjes së vazhdueshme të furnizimit me gaz nga Rusia për të arritur qëllimet e saj politike.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë një përpjekje të vazhdueshme për të gjetur zëvendësim për gazin rus dhe kjo po shkakton panik dhe shqetësime të mëdha me afrimin e sezonit dimëror, kur kërkesa dhe kapacitetet shpenzuese rriten si asnjëherë më parë. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...