Beatrix Ramosaj ekspozon linjat tërheqëse të trupit në bikini të kuqe

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ka marr sërish vëmendje me postime e fundit në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 700 mijë ndjekës.

Ajo pozoi për disa imazhe e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të kuqe ndërsa mbante në duar edhe një këmishë të bardhë dhe syze dielli.

Këngëtarja nga Kosova tregoi linjat e tonifikuara të trupit teksa dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe reagimet nga ana e fansave dhe miqve të saj në hapësirën e komenteve.

Ndërkohë, krahas postimeve Beatrix është gjithashtu duke punuar dhe për projekte të reja muzikore që priten të lansohet së shpejti.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Kënga e fundit e Beatrix është “Vonë” që u publikua në qershor të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube.

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë mjaft aktive me projekte të reja që kur doli nga shtëpia e Big Brother VIP dhe ishte ndër banoret më të komentuara sidomos pas lidhjes jetëshkurtër me Donald Veshaj. /Telegrafi/

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...