Kurti: Akoma nuk dihet se kur Greqia mund ta njohë Kosovën

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se akoma nuk dihet se kur Greqia mund ta njohë Kosovën.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se është hapur shtegu i ndryshimit të qëndrimit ndaj Prishtinës, nga ministri grek i Punëve të Jashtme, Niko Dendias.

“Unë besoj se Greqia ka avancuar në diskurs, por sa jemi afër ditës se kur edhe Greqia do t’i bashkëngjitet shumicës së vendeve të BE-së dhe NATO-s për ta njohur Kosovën, nuk mund ta themi tani”, njofton Klankosova.tvi.

“Ju e dini që gjatë kësaj periudhe sa jam kryeministër kemi pasur në vizita ministrin Niko Dendias, i cili është një mik i imi, i cili në një vit e gjysmë e ka vizituar Kosovën tre herë dhe do të vie sërish, është ky ministër në aspektin legal dhe juridik e ka hapur shtegun e ndryshimit të qëndrimit ndaj Kosovës”.

“Sepse ai ka thënë se Kosova dhe veriu i Qipros nuk janë situata analoge, meqenëse Kosova e ka opinionin këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,në anën tjetër në rastin e Qipros është rezoluta e OKB-së e vitit 1983, këtë e ka thënë ai publikisht. Besoj se kjo e ka hapur rrugën legale dhe juridike për ndryshim të qëndrimeve”, ka thënë Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...