Policia apelon për kujdes në rrugë nga drejtuesit e makinerive bujqësore

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të makinerive bujqësore që të kenë kujdes të shtuar kur vozisin në rrugë.

Në apelin e policisë thuhet se në Kosovë çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike, ku përfshihen makineritë bujqësore.

Po ashtu, thuhet se kur është e mundur duhet të shoqëroheni nga një mjet përcjellës, të përdorni mjete reflektuese, të shmangni trafikun e dendur si dhe ngasjen në mot të ligë.

Ndërsa, gjithmonë thuhet se duhet të respektoni rregullat e trafikut rrugor, të përdorni material reflektues dhe trekëndëshin e sigurisë, të pastroni dhe zëvendësoni materialet reflektuese si dhe në fund “bëhu i dukshëm gjatë gjithë kohës”. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...