Man City e refuzoi mundësinë për të transferuar Neymarin, “Le Parisien” e zbulon arsyen

PUBLIKUAR

Neymar vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj vere.

E ardhmja e brazilianit mendohet se nuk është e sigurt te Paris Saint-Germaini, pavarësisht se lojtar ka kontratë afatgjate me këtë klub, transmeton Gazeta Express.

“Le Parisien” ka raportuar së fundi se Manchester Cityt i është ofruar mundësia për të nënshkruar me brazilianin.

Por, sipas mediumit francez, kampionët e Anglisë e refuzuan këtë mundësi, pasi që PSG-ja kërkoi që ai të shkëmbehej me Bernardo Silvan.

Ndryshe, Neymar me parisienët besohet se ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Sipas raportimeve të mëhershme nga Franca, 30-vjeçarit i është vazhduar automatikisht kontrata në dy sezonet e fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...