Barcelona i afrohet edhe më shumë dyshes së Chelseat, mund t’i transferojë për një shumë të vogël

PUBLIKUAR

Barcelona mbetet e vendosur për të nënshkruar këtë verë me dyshen e mbrojtjes të Chelseat, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Katalunasit janë të lidhur me dyshen spanjolle që nga fillimi i verës, pavarësisht shqetësimeve të tyre të vazhdueshme financiare – përcjell Gazeta Express.

Raphinha dhe Robert Lewandowski u transferuan së fundi në “Camp Nou”, por Xavi duket se dëshiron ende të përforcojë skuadrën.

Chelsea thuhet se është e gatshme të negociojë për shitjen e Azpilicuetas dhe Alonsos, pasi ata hyjnë në vitin e fundit të kontratave të tyre.

Kalidou Koulibaly kaluar tashmë në “Stamford Bridge”, teksa “Blutë” janë duke e kërkuar edhe transferimin e Jules Kounde të Sevillas.

Sipas “Daily Mirror”, Chelsea pothuajse ka përfunduar një marrëveshje transferimi për Kounden dhe kjo do t’ia hap rrugën spanjollëve që të largohen.

Barcelona mendohet se mund të transferojë dy lojtarët për rreth 20 milionë euro, me Azpilicuetan që vlerësohet me 8 milionë euro dhe Alonso me 12 milionë.

Kujtojmë se Barça këtë verë ka nënshkruar me një tjetër futbollist që ishte pjesë e Chelseat, Andreas Christensen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...