Zyrtare: Ibrahimovic e vazhdon kontratën me Milanin

PUBLIKUAR

Pavarësisht se lëndimi do ta lë jashtë për një kohë të gjatë, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke u pensionuar.

Reprezentuesi suedez sot ka vazhduar edhe zyrtarisht kontratën me Milanin, shkruan Gazeta Express.

Klubi italian ka bërë të ditur këtë të hënë se Ibrahimovic e ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2023.

40-vjeçari do të vazhdojë gjithashtu ta ketë numrin “11” në fanellë.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye në janar të vitit 2020 në “San Siro”.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave evropiane dhe jo vetëm, në sezonin e fundit (2021/22) me Milanin e fitoi titullin e kampionit në Serie A. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...