I vetmi Lewandowski (Video)

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski është futbollisti i vetëm që ka shënuar kundër secilës prej 18 skuadrave që bëjnë gara në edicionin e sivjetmë në Bundesliga.

Sulmuesi polak shënoi golin e tretë në fitoren prej 3-1 kundër Darmstadt për ta arritur këtë statistikë mahnitëse.

Kështu ai është lojtari i vetëm që u ka shënuar gol të gjitha ekipeve.

Dy golat tjerë të bavarezëve i shënoi Thomas Muller, ndërsa golin e kundërshtarit e realizoi Sandro Wagner.

Bayern Munichu është i pari në tabelë me 11 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Borussia Dortmund që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Bayer Leverkusenit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...