Lewandowski refuzon dy klubet e mëdha evropiane, e dëshiron vetëm transferimin te Barcelona

PUBLIKUAR

Tash e një kohë, Robert Lewandowski është duke e kërkuar me ngulm largimin nga Bayern Munichi.

Sulmuesi polak e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar, teksa ai është i lidhur me një kalim te Barcelona – transmeton Gazeta Express.

Barça është preferenca e Lewandowskit, me katalunasit që po rindërtohen nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi. Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphinha janë përforcimet e Barçës deri më tani.

“Bild” ka raportuar se 33-vjeçari ka refuzuar të negociojë me Paris Saint-Germainin dhe Chelsean për shkak të interesit të Barcelonës, pavarësisht se të dy klubet thuhet se janë të interesuara për të.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit me “Bavarezët” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Fakti që ai ka ende kontratë me Bayernin ka bërë që Barcelonës t’i vështirësohen gjërat për transferimin e tij, pasi klubi gjerman nuk po e lejon largimin e tij.

Megjithatë, së fundmi janë dhënë disa sinjale pozitive, pasi është raportuar se klubet po shkojnë në rrugën e duhur për arritjen e një marrëveshjeje.

Kujtojmë se më herët është raportuar se Lewandowski ka marrëveshje personale me Barcelonën dhe se tani po pritet vetëm edhe një marrëveshje mes klubeve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...