Arsenali dhe Man City afër marrëveshjes për Zinchenkon

PUBLIKUAR

Arsenali raportohet se është afër transferimit të Oleksandr Zinchekos nga Manchester City.

“Topçinjtë” kanë rikthyer interesimin e tyre për ukrainasin, pasi nuk ia dolën të transferonin Aaron Hickeyn ose Lisandro Martinezin, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Daily Mail”, Arsenali tani pritet të përfundojë një marrëveshje prej 35 milionë funte, pasi bisedimet për transferimin e Zinchekon kanë përparuar.

Raporti shton se 25-vjeçari fillimisht hezitoi të largohej nga “Qytetarët”, por mbrojtësi i majtë tani është i hapur për idenë e një kalimi në “Emirates Stadium” në mënyrë që të rrisë kohën e tij në fushën e lojës.

Arsenali dhe Manchester City ende nuk kanë rënë dakord për tarifën e transferimit, por ka shpresë se klubet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët në ditët në vijim.

Trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, ka punuar më parë me Zinchenkon gjatë kohës së tij si asistent i Guardiolas dhe besohet se mban një marrëdhënie të fortë me lojtarin, dhe ai është gjithashtu i tërhequr nga shkathtësia e ukrainasit.

Kujtojmë se Arsenali në këtë afat kalimtar transferoi Gabriel Jesusin nga radhët e kampionëve të Anglisë. /

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...