Riyad Mahrez rinovon kontratën me Manchester Cityn

PUBLIKUAR

Riyad Mahrez ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn.

Algjeriani ka zgjatur kontratën edhe për dy sezone të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga klubi anglez këtë të premte, shkruan Gazeta Express.

Me kontratën e re, Mahrez do të jetë i lidhur me “Qytetarët” deri më 30 qershor 2025.

31-vjeçari është njëri prej futbollistëve kryesorë te Man City, që nga viti 2018 kur ai u transferua në “Etihad Stadium” nga Leicester City.Deri më sot, ai ka bërë 189 paraqitje për klubin nga Manchesteri, teksa ka shënuar 63 gola dhe 45 asistime.

Në katër sezonet e fundit, Riyad Mahrez e ka ndihmuar Manchester Cityn të fitojë tre tituj kampioni në Premierligë, tre Kupa të Ligës dhe një Kupë FA, së bashku me arritjen e një finaleje të parë në Ligën së Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...