Mërgimtarit i vidhet çanta plot para në ndaljen e parë në Kosovë

PUBLIKUAR

Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri ditë më parë, në Kosovë.

Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para.

I njëjti tregoi se ai dhe familja e tij ishin fare pranë veturës kur ndodhi rasti, por që e vërejtën tek më vonë se ishin pre e një grabitje.

Rasti u lajmërua menjëherë në polici, të cilëve iu ndihmuan kamerat e sigurisë të vendosura në atë pjesë.

Meqë targat e veturës së hajdutëve shiheshin çartë, mbase, hetuesit e  patën më të lehtë zgjidhjen  e rastit.

Kështu, dy  të dyshuarit u zunë në flagrancë dhe u arrestuan, ditë më parë./Klan Kosova

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...