Ministri Krasniqi: Kemi pranuar 17 kërkesa të fshatrave për t’u bërë komuna

PUBLIKUAR

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se janë 17 fshatra që kërkojnë të bëhen komuna.

Krasniqi është shprehur se në raport ka pranuar 17 kërkesa për formim të komunave të reja, ku këto fshatra kanë vetëvlerësuar që duhet të jenë komuna.

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës po e them jo serb”, tha ai në Tëvë1

Sipas tij, këto fshatra nuk i kanë plotësuar kriter formal për diskutim.

“Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, theksoi Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...