Vaksinimi i fëmijëve 5 deri 11 vjeç, MSH jep detajet

PUBLIKUAR

Ditët e fundit në vend është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë.

E të enjten Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka lejuar vaksinimin edhe të fëmijëve nga mosha 5 vjeçare.

Pas sigurimit ditë më parë  dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

MSH ka dhënë edhe detajet për dozat e rekomanduara për moshat e lejuara që të vaksinohen.

Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.

Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;

Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e pare dhe dozën e dytë.

Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi Infektolgu Valbon Krasniqi ka thënë vala e re e coronavirusit ka ardhur në Kosovë.

Drejtori i SHSKUK-së që është edhe infektolog me profesion, Valbon Krasniqi thotë se arma më e mirë për mbrojtje nga virusi mbetet vaksinimi.

“Vaksinimi mbetet arma më e fortë e parandalimit të infektimit nga COVD-19 dhe nën variantet e tij”,  ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...