Mot me diell, rritje e temperaturave gjatë këtyre dy ditëve

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë afërsisht e  ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe përgjatë këtyre dy ditëve.

IHK njofton se do të ketë më shumë  orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-18:00 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapelë, ombrellë, rroba me ngjyrë të hapur etj”, thuhet në njoftim.

IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perëndimit. /

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...