Ja çfarë domethënie ka dorëheqja e Ramush Haradinajt, për Burim Ramadanin

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se me dorëheqjen nga mandati i deputetit, lideri i AAK-së ka dhënë edhe një herë shembullin personal se e ardhmja nuk ndërlidhet me poste për individë.

“Sakrifikimi i mandatit të deputetit nga Ramushi në këtë Kuvend, dhe sidomos pas asaj seance joparlamentare të së premtes, është një veprim për të hapur rrugë për zgjidhje të krizës”, ka vlerësuar Ramadani.

Ja postimi i plotë i tij:

Pak fjalë për dorëheqjen e Ramushit

HAPI PËR TEJKALIMIN E KRIZËS!

Ramushi dha edhe njëherë jap shembullin personal se e ardhmja nuk ndërlidhet me poste për individë.

Paramendojeni për një moment të vetëm se sa lehtë do të kalohej kriza në Kosovë sikur edhe të tjerët, shefat politikë, të silleshin njëjtë. Pra, të mos kishin prioritet pozitat e tyre.

Kosova as që do të arrinte në këtë nivel të krizës së përgjithshme. Ndoshta, as nuk do të futej në këso krize, të paprecedent në Kosovë.

Sakrifikimi i mandatit të deputetit nga Ramushi në këtë Kuvend, dhe sidomos pas asaj seance joparlamentare të së premtes, është një veprim për të hapur rrugë për zgjidhje të krizës.

Qartësisht, Ramushi ka dhënë shembuj të përhershëm të sakrifikimit të tij personal. Gjithnjë, në secilën periudhë të rëndë për Kosovën.

Edhe atëherë kur kemi qenë të okupuar, edhe atëherë kur kemi qenë në afërsi të pavarësisë, edhe tash kur kriza ka kapluar Kosovën.

Sërish dhe çdoherë, ne mund të llogarisim në sakrificën e Ramushit. Sepse, kushdo që vërtetë e do Kosovën, nuk do të mendonte për pozitat personale. Sepse, Kosova është përjetësisht më e rëndësishme se pozitat personale.

Sidoqoftë, jam plotësisht i bindur se të tjerët e kanë gabim.

Nuk duhet dhe nuk mund të mbahet peng e tërë Kosova nga ambiciet personale të dy-tre individëve për mbajtje me forcë dhe zgjerim të pushtetit, apo të ndokujt që synon pozitat me çdo kusht.

Një ditë, shpresoj shumë shpejt, do ta kuptojnë edhe ata vet.

Për këtë, na duhet durim. Durim për fitore! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...